Mbi 10 mijë raste të reja, 541 të vdekur nga Covid në Itali

schedule19:17 - 26 Janar, 2021

schedule 19:17 - 26 Janar, 2021

Në 24 orët e fundit autoritete shëndetësore italiane kanë raportuar 10,593 raste të reja me koronavirus në vend.

Sipas të dhënave nga buletini i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, janë kryer 257,034 pas 143,116 një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit 541 persona kanë humbur jetën, shifër kjo më e lartë se një ditë më parë ku u konfirmuan 420 viktima. Nga ana tjetër, ka 19,256 të shëruar.

Shkalla e pozitivitetit bie në 4.1% pas 5.98% dhe numri i pacientëve të shtruar në spital gjithashtu zvogëlohet. Që nga fillimi i epidemisë ka pasur 2,485,956 raste dhe 86,422 vdekje./abcnews.al