Shtetet e Bashkuara ka regjistruar më shumë 1.000 viktima, sipas një raporti të Reuters, ndërkohë që mutacioni Delta vazhdon të përhapet në zonat me norma të ulëta vaksinimi.
Vendi ka shënuar rritje në numrin e të vdekurve me një mesatare prej 769 viktimash në ditë, më e larta që nga mesi i prillit, sipas Reuters. Që nga fillimi i pandemisë, SHBA-ja ka regjistruar gjithsej 622,813 viktima nga Covid, numri më i lartë i të vdekurve në botë dhe 37,896,582 raste./abcnews.al


