Mbi 1 mijë raste dhe 30 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

schedule19:51 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 19:51 - 4 Dhjetor, 2020

Stuata e pandemisë vijon të jetë në nivele shqetësuese në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore kanë njoftuar  30 viktima dhe 1100 raste të reja me Covid-19.

Gjithsej janë bërë 2824 teste. Viktimat janë të moshës nga 52 deri në 85 vjeçare. Në 24 orët e fundit janë shënuar 585 pacientë të shëruar.

Sa i përket rasteve të reja, më shumë raste respektivisht 439 janë regjistruar në Shkup, në Manastir 73, Gostivar 68, Tetovë 58, Kumanovë 56, Prilep 52, Shtip 42, Ohër 32. Numri i rasteve aktive në mbarë vendin ka mbërritur në 22 212.