Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbështetje financiare për zgjerimin e bizneseve”/ Rama: Programi i ri për strehim social!

schedule12:19 - 10 Korrik, 2026

schedule 12:19 - 10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama në eventin “Rilindja 2.0”, foli për energji, ide të reja dhe ambicie për “Shqipërinë 2030”.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga prioritetet e programit “Rilindja Urbane 2.0”, duke e cilësuar atë si një fazë të re zhvillimi për bashkitë dhe për “Shqipërinë 2030”.

Në fjalën e tij gjatë eventit “Rilindja 2.0”, Rama u shpreh se fokusi i ri duhet të jetë te problematikat dhe mungesat që ende kërkojnë zgjidhje, duke theksuar se zhvillimi nuk mund të mbështetet vetëm në mirëmbajtjen e arritjeve të deritanishme.



“Rilindja urbane 2.0 është mbulim i gjerë i gjithë kësaj fushe të mbushur me lule dhe me shumë pjesë të saj me ferra, por duhet fokusuar tek ferrat, tek mungesa”, tha Rama.

Sipas tij, një nga sfidat kryesore është diversifikimi i ofertës së qyteteve, veçanërisht në sektorin e turizmit.

Rama bëri të ditur se bashkitë me fluksin më të madh turistik do të mbështeten me autobusë elektrikë të një gjenerate të re për të përballuar nevojat në rritje gjatë sezonit turistik.

“Rilindja urbane 2.0 është mbulim i gjerë i gjithë kësaj fushe të mbushur me lule dhe me shumë pjesë të saj me ferra, por duhet fokusuar tek ferrat tek mungesa. Dhe gjithë programi i rilindjes urbane 2.0 janë mungesat.  Është e papranueshme të ngjitemi më lart vetëm duke mirëmbajtur atë që kemi. Kategoria që jemi sot, duhet ta lamë mbrapa se përndryshe do të na vërë poshte. Diversfikimi i portofolit të ofertës tonë është domosdoshmëri për të diversifikimin e përmbajtjes. Duhen marrë me seriozitet. Bashkitë të furnizohen duke nisur me ato që kanë fluksin më të madh të turistëve me autobusë të një gjenerate të re, autobusë elektrikë që do të plotësojnë shumë nevoja të rritura sidomos gjatë sezonit dhe jo vetëm. Tek programi për mbështetjen e të gjitha bizneseve të vogla e të mesme me garanci sovrane, për të gjitha ata që duan financim për të dyfishuar kapacitet e tyre. Duhet bërë punë e posaçme nga ju, të gjithë bashkitë e zhvilluara më pak, mund te jenë pika ku duhet më shumë fokus. Kompania tjetër që do krijojmë është për mirëmbajtjen e kanaleve ujitëse. Në po përgatisim dhe programin e ri të investimeve për mbrojtjen lumore, për përmbylljen e gjithë hartës së ujitjes…Ka akoma një pjesë që kërkon investime. Program i ri për strehim. Këtë mandat një qasje të re ndaj strehimi, jo vetëm social. Do mbështesim fuqimisht çiftet e reja. Programi do financohet masivisht”, tha mes të tjerash Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!