Mbështetës të PD janë mbledhur para shkollës Vasil Shanto këtu në kryeqytet. Ata kanë protestuar paqësisht, njëlloj si në qendra të tjera kundër zgjedhjeve pa opozitës. Mesazhet e pankartave që mbajnë në duar janë në gjuhën angleze, për shkak se në këtë qendër pritet të vijë për monitorim vetë kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Ambasadorja Audrey Glover.
Gazetarja Ajgena Korbi raporton se vizita e saj në këtë shkollë është shtyrë për shkak të protestës së mbështetësve të PD para kësaj shkolle, ndërsa përfaqësuesi i OSBE ODIHR, i cili ka hyrë nga dera dytësore ka refuzuar të japë një prononcim për mediat.
Për mikrofonin ABCNews ata janë shprehur se protestojnë për votën e lirë dhe nuk pranojnë që të kthehen votime 50 vjeçare të kohës së komunizmit.
“Protestojmë për votën e lirë. Nuk ka zgjedhje por ka vetëm votime. Votime janë zhvilluar edhe në Republikën Popullore të Shqipërisë dhe ne nuk e pranojmë që të kthehen ato votime”.
/abcnews.al


