Mbarojnë afatet e punimeve/Rruga Lin –Pogradec ende s’ka përfunduar

schedule12:44 - 8 Prill, 2018

schedule 12:44 - 8 Prill, 2018

Rruga Lin-Pogradec nuk do të jetë gati as për këtë sezon turistik. Kjo për shkak se punimet nuk kanë përfunduar akoma dhe pse afati ka kaluar. Aktualisht po punohet në kilometrin e fundit, por përgjatë gjithë rrugës ka rrëshkitje të tokës.

Pas një muaji kjo panoramë mund të kishte shumë vizitorë e turistë. Por deri këtu duhet mund. Rruga nuk ka përfunduar.  Afati i mbylljes së projektit ishte shkurti i këtij viti dhe pse nuk mbahet mend kur nisi.

Gurë të mëdhenj që nuk dihet përse shërbejnë në anë të saj.  Shtyllat  betoni gjysmë në funksion. Shembje të tokës që duket se kanë ndodhur kohët e fundit.  Dhe ca punëtorë që gërmojnë diku në një cep të saj në anë të malit.

Asgjë nuk është gati për këtë sezon turistik dhe pse gjithçka ka mbetur për kilometrin e fundit . Nga muaji dhjetor i vitit të kaluar është punuar në segmentin prej 900 metrash.

Ndërhyrja është bërë për tunelet shtesë, por në tërë gjatësine ka patur shembje masive të dheut. Rënia e gurëve janë gjurmët që tregojnë se këtu do të duhet shumë punë. Për këtë rrugë  para dy vjetësh u kërkua shtesë  fondi nga qeveria shqiptare për vazhdimin e punimeve dhe përfundimin e saj.

Gazetar i ABC News, Librazhd: Agim Blloshmi

/abcnews.al