Mbappe nuk njeh limite, barazon Ibrahimovic, pak gola larg rekordi historik

schedule17:44 - 27 Shkurt, 2022

schedule 17:44 - 27 Shkurt, 2022

Kylian Mbappe nuk njeh limite me skuadrën e PSG-së. Në shumë ndeshje ka mbajtur mbi supe edhe fatin e skuadrës parisienë.

Paraqitjet e sulmuesit francez kanë bërë që të thyej rekorde, ndërsa aktualisht ka barazuar Zlatan Ibrahimovic në garën për golashënuesin më të mirë në histori të PSG-së.

Mbappe ishte protagonisti kryesorë edhe në fitoren e djeshme ku sulmuesi francez shënoi dopietë.

23-vjeçari arriti në kuotën e 156 golave në fanellën e PSG-së në të gjitha kompeticionet duke e ndarë pozitën e dytë me Ibrahimovicin si golashënuesit më të mirë në histori të klubit.

Ndërkohë podiumin e mabn Edinson Cavanit, i cili i ka shënuar 200 gola me ekipin parisien para se të largohej në drejtim të Manchester United.

Mbappe është 44 gola larg barazimit të urugurianit dhe nëse sulmuesi francez i bashkohet Real Madridit në verë, Cavani do të mbetet edhe për një kohë të gjatë mbret i Parisit. /f.a/abcnews.al