Mbappe, formacioni dhe elozhe për Shqipërinë: Flet Deschamps!

schedule17:54 - 16 Nëntor, 2019

schedule 17:54 - 16 Nëntor, 2019

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës kundër Shqipërisë, që do të luhet në kryeqytet, në stadiumin “Air Albania”. Deschamps do të drejtojë ndeshjen e tij të 100-të në krye të “Gjelave” dhe para takimit kundër Shqipërisë, tha:

SHQIPËRIA: “Vijmë për të marrë të njëjtin rezultat, i cili do të na siguronte vendin e parë. Ne duam të bëjmë më mirë se ndeshjen e parë. Është një ndeshje tjetër, një ekip tjetër. Për shqiptarët, është një ndeshje e parë në stadiumin e ri. Do të jetë atmosferë e zjarrtë. Ne duhet të jemi në maksimumin tonë”.

FORMACIONI – “Do të ketë të paktën një ndryshim. Kanté është në dyshim, Giroud gjithashtu. E rëndësishme është se të gjithë duan të luajnë, por jo të gjithë do të luajnë (qesh)”.

MBAPPE: “Kylian gjithmonë ka aftësinë të bëjë diferencën. Ka rrezik të pësojë ndonjë goditje, por duhet të gjejmë një të mesme të lumtur si për mua, ashtu dhe për të. Kylian ka qenë gjithmonë pjesë e grupit dhe ai u përpoq shumë kundër Moldavisë”, tha mes të tjerash Deschamps./abcnews.al