Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbante në banesë, armë zjarri, municion luftarak dhe jelek antiplumb, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë    

schedule10:29 - 16 Shkurt, 2024

schedule 10:29 - 16 Shkurt, 2024

Një 62-vjeçar në Mëzez të Tiranës ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi është kapur në flagrancë nga forcat blu. Mësohet se ai mbante në banesë armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe jelek antiplumb. Ndërkohë, policia ia ka sekuestruar ë cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë: 

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Handle”.



Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Mbante në banesë, armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe jelek antiplumb, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Handle”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi  62 vjeç, banues në Mëzez, Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!