Mbahen homazhe për “Sokratin” shqiptar, Mirush Kabashi, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar

schedule10:54 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 10:54 - 6 Dhjetor, 2023

Kanë nisur homazhet në Muzeun Historik Kombëtar në nder të aktorit të madh Mirush Kabashi i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 75 vjeçare.

Gazetarja Leontina Nika raporton se pjesëmarrës janë shumë persona, nga familjarët, miqtë e aktorit dhe deri te figura të shquara të artit.

Pritet që homazhet të mbahen deri rreth orës 13:00 dhe më pas trupi do të prehet në varrezat e Sharrës. Mësohet se një kontribut të veçantë ka dhënë dhe ministria e Kulturës, Elva Margariti.

Kujtojmë që Mirush Kabashi u nda nga jeta pasi luftoi për disa vite me një sëmundje të rëndë. Ai do të mbahet mend nga të gjithë për gjurmët që ka lënë në aktrimin shqiptar me mbi 100 rolet në teatër dhe në film. Sakaq, do të kujtohet si një ndër aktorët që ka thyer shumë tabu të kohës, pasi vinte nga teatri i Durrësit “Aleksandër Moisiu”./abcnews.al