May shpreson në idenë e një votimi tjetër për Brexit

schedule13:45 - 30 Mars, 2019

schedule 13:45 - 30 Mars, 2019

Mediat britanike raportojnë se javën e ardhshme kryeministrja Theresa May do të synojë një votim të katërt për marrëveshjen e Brexit të arritur me Brukselin. Optimizmi i saj nxitet nga reduktimi i votave kundër në krahasim me muajin Janar.

Pavarësisht humbjes së tretë të së premtes në parlament, kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May nuk është dorëzuar ende. Mediat britanike raportojnë se kryeministrja konservatore nuk beson se marrëveshja aktuale për Brexit, është refuzuar përfundimisht.

Për këtë arsye ajo shpreson në një votim të katërt. Kjo nisur dhe nga fakti se në krahasim me muajin Janar kur votat kundër ishin 203, në votimin e së premtes u reduktuan në 58. Kjo sipas saj nënkupton se po shkohet në drejtimin e duhur

Plani I qeverisë është ai i riformatimit të marrëveshjes në mënyrë që  të propozohet sërish javën e ardhshme. Redaktorja politike e BBC, Laura Kuensberg shprehet se ka shumë mundësi që Tereza Mej të përpiqet sërish. Por gjithsesi mbetet një vendim i marrë në bunker ndërsa rrethi sa vjen e ngushtohet, përfundon ajo./abcnews.al