Ish-ministri i brendshëm Italian dhe kreu i partisë së ekstremit të djathtë Lega Nord, Matteo Salvini ka publikuar pak orë më parë një foto nga shtëpia e tij.
Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve ka marrë një detaj i veçantë i vendosur mbi raftin e dhomës. Bëhet fjalë për një qeleshe tradicionale shqiptare, me shqiponjë dhe shkrimin “ALBANIA”. Pas saj qëndron edhe një foto e tij me vajzën e tij Mirta.
Ndërkohë Salvini ka shkruar krahas fotos: “Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron dhe mbrohet, kufijtë mbrohen”./abcnews.al
Buongiorno Amici. Oggi sarò a Lampedusa. L’Italia si ama e si protegge, i confini si difendono.
Gepostet von Matteo Salvini am Donnerstag, 23. Juli 2020