Matip gëzon Liverpoolin, pritet dhe një rikthim i madh

schedule16:25 / 15/10/2019

Liverpool ka konfirmur se Joel Matip është rikthyer të stërvitet rregullisht me ekipin dhe është në kondicionin e duhur fizik për ndeshjen e rradhës kundër Manchester United këtë fundjavë.

Matip mori një goditje në fitoren 1-0 në fushën e Sheffield United çka e detyroi kamerunasin të humbasë 2 ndeshje para se të fillonin ndeshjet e kombëtareve. Gjithashtu kryesuesit e Premier League kanë konfirmuar se edhe Alisson Becker është stërvitur me ekipin dhe mund të rikthehet këtë fundjavë.

Braziliani ka munguar që nga ndeshja e parë e sezonit ku u dëmtua rëndë. Liverpool kryeson në vend të parë me një diferencë prej 8 pikësh nga vendi i dytë që mbahet nga Manchester City. “The Reds” akoma nuk e njohin humbjen në këto 8 ndeshje. /abcnews.al

schedule16:25 / 15/10/2019