Kjo është Elena Muhaxhiri e arrestuar për mashtrim. 43 vjeçarja ishte në kërkim pasi mashtronte njerëzit duke u marrë para dhe sende me vlerë me pretendimin se u parashikonte të ardhmen.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 43 vjeçaren me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al


