Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masakra e Tivarit/ Sylejmani: Akt barbar serbo-malazez, ka prova dhe dëshmi për këtë masakër

schedule17:29 - 29 Maj, 2026

schedule 17:29 - 29 Maj, 2026

Ish luftëtari i UÇK-së, Ismet Sylejmani thotë se masakra e Tivarit, ku u ekzekutuan mbi 3277 shqiptarë nga Kosova, është akt barbar serbo-malazez.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Sylejmani u shpreh se ka prova dhe dëshmi për këtë masakër.

Sipas Sylejmanit, serbët kanë kryer të gjitha masakrat në Kosovë.



“Masakra e Tivarit është bërë, me plan ogurzi serb, për ta zbrazur Kosovën. Janë nisur një numër në tre grupe. Ky numër 3277, të gjithë janë ekzekutuar në Tivar, në dy skena. Sipas të dhënave hiostorike, ata janë ekzekutuar barbarisht dhe të tjerët që u larguan, janë bombarduar dhe kanë vdekur të gjithë. Masakrën e ka shkaktuar brigada e dhjetë malazeze. Kur janë larguar shqiptarët nga Kosova, ka ardhur brigada serbe, malazeze, maqedonase, është mbushur Kosova me vrasës. Serbia i ka bërë të gjitha masakrat në Kosovë.

Kanë tentuar të na vrisnin dhe të na nxirrnin jashtë territorit të Kosovës. Pas ekzekutimit ,ka ardhur një ekip nga SHBA dhe ata kanë filmuar, kërkohet të publikohet ajo dëshmi, të shfaqet e vërteta. Janë vrarë mbi 3277 burra e djem të rinj të Kosovës”, theksoi ai.

Lidhur me situatën politike në Kosovë, Sylejmani deklaroi se klasa politike duhet të jetë më e përgjegjshme.

“Klasa politike shqiptare, veçanërisht në Kosovë, duhet të jetë më e përgjegjshme, të shohë më larg sepse bota po zien. Shpresoj se aleati ynë i madh do e kalojmë këtë ngërç”, përfundoi Sylejmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!