Masakra e Parisit, një italian pjesë e xhihadistëve të Bataklan

schedule12:39 - 15 Nëntor, 2017

schedule 12:39 - 15 Nëntor, 2017

Sipas mediave italiane, një 32 vjeçar italian ishte pjesë e komandos së xhihadistëve që kryen masakrën në Bataklan 2 vjet me pare. Ai kishte lidhje të ngushtë me ideatorin e sulmit dhe e ka ndihmuar të arratisej

Ishte dhe një shtetas italian pjesë e komandos së sulmeve terroriste të Parisit në 13 nëntor të 2015-ës. Hetuesit francezë konfirmuan lajmin dy vjet pas sulmeve që shkaktuan 130 viktima në kryeqytetin francez.  Domenico G., italo-francez, 32 vjec ishte konvertuar në Islam duke u bërë pjesë e Isis në vitin 2012

Sipas mediave italiane hetuesit francezë zbuluan se ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Abdelhamid Abaaoud, strategut të masakrave të asaj dite. Por ai ishte pak i interesuar për aspektin fetar pais frymëzohej nga mafia napoletane duke kryer kërkime të ndryshme në internet për të studiuar përdorimin e armëve.

Po sipas hetuesve francezë ai ishte radikalizuar nëpërmjet internetit në faqet ueb të xhihadit. Nuk kishte lexuar asnjëherë pjesë të Kuranit dhe ishte i fiksuar me armët dhe militantët duke mbështetur faktin se mafia italiane ishte një organizatë për tu kopjuar për sa i përket teknikave të luftës urbane.

Autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar dhe pse ai nuk është pjesë e listës me më shumë se 100 luftëtarë të huaj që kërkohen në Itali

Xhihadisti italian ka ndihmuar koordinatorin e sulmeve terroriste që të arratisej nga vendngjarja duke përfshirë dhe motën e tij të madhe Mari e cila pa e kuptuar ishte bërë pjesë e planit.

Ajo u arrestua në fund të muajit nëntor të atij viti dhe u mor në pyetje nga policia franceze ku dhe deklaroi se nuk ishte në dijeni të asaj që bënte vëllai i saj dhe prej atëherë nuk ka më asnjë kontakt me të./abcnews.al