“Marria më e madhe”, Antonio Marku i rikthehet ndeshjes së famshme

schedule08:54 - 29 Maj, 2020

schedule 08:54 - 29 Maj, 2020

Antonio Marku nuk e harron atë ndeshje me Tiranën, të para tre viteve, ku Vllaznia shpëtoi pa rënë nga Superiorja në ndeshjen e fundit. Ndihma e tij ishte e nevojshme, pasi kuqeblutë kishin shumë mungesa dhe me çdo kusht duhet t’ia dilnin para publikut të zjarrtë shkodranë.

Edhe pse pas një periudhë me shume probleme, Marku këmbënguli të ishte në fushë dhe sakrifica e tij u shpërblye. Ndeshja mbaroi 0-0 dhe Vllaznia mbeti mes më të mirëve. Tre vite më pas, Antonio nuk harron asgjë dhe normalisht nuk mund të mos i shkruajë disa radhë për atë që kishte ndodhur.

POSTIMI I MARKUT – “Marri ma te madhe nuk ke ba najher”..me thot nji njiri i dashtun. E drejte ne fakt..nuk kam ba. Mas disa mujsh diagnostikimesh dhe cdo lloj terapie, operacioni ishte zgjidhja e vetme. Periudha ma delikate e karrieres sportive.

At situate qe per syte e mi per mundesite dhe per logjiken e botes ishte frike dhe erresine..Zoti jem e kthej ne deshmi. Ne fakt “marria” ma e madhe e kesaj historie qendron ne ate qe ndodhi pas kuintave..

Aty ku fillon frika dhe dobesia jeme, aty fillon forca e Zotit. Faleminders Zot qe je shum i gjalle e cdo dite e ma shum je tu me msu mos me te fut ne kuti, por me te pa ashtu sic Ti je ne te vertete. Amen! Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon. Filipianëve 4:13. /abcnews.al