Marrëzi dashurie nga Tirana në Kanë, çfarë vulosi dashurinë e Jona Spahiu

schedule18:42 - 14 Prill, 2021

schedule 18:42 - 14 Prill, 2021

Në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte e ftuar prezantuesja e programit Kosherja Jona Spahiu. Kjo e fundit gjatë bisedës në studio tregoi mjaft episode nga jeta e saj dhe marrëdhenia me Frenklin, të pathëna më herët. Ajo tregoi historinë e Kanës, e cila ishte vendimarrëse që lidhja e tyre të shkonte në pikën ku janë sot, bashkëshortë dhe prindër të lumtur.

“ Ai është munduar shumë derisa ne patën një lidhje., madje ka ardhur suprizë për mua deri në Kanë, ku unë isha në festivalin e filmit për një shërbim pune sepse më duhej të bëja një puntatë të “Pafiltër” për pavionin e kinematografisë shqiptare. Shkoj për 3-4 ditë, dhe Frenkli është natyrë indiferente në sesin që ti nuk e pret që të bëj supriza. Në momentin që erdhi në Kanë aty ishte vula sepse  nuk e prisja fare që ta bënte, e bëri … kështu që aty nisi tamam lidhja jonë”.

 

Në rubrikën “1 jetë 5 këngë” një nga  këngët e përzgjedhura nga Jona ishte edhe “Can’t hold us down”, e cila lidhej me kohën kur ajo ishte në adoleshencë. Ajo tregoi se ishte shumë e fiksuar pas posterave sidomos me Christina Aguilera dhe me Pink.  Por, Jona nënvizoi se si adoleshente nuk ka bërë ndonjë çmenduri pasi ishte e rritur para kohe për shkak të historisë së saj familjare .

“Është e turpshme ta them pak kam jetur si adoleshent. Dhe si vajzë e madhe që jam, duke ditur pak edhe historinë time familjare më është dashur të rritem para kohe”.

Ermali e pyet se nëse ishte bërë ndonjëherë tap gjatë adoleshencës. Jona rrëfeu se nuk kishte ndodhur, madje tregoi një episode me kunatën e saj Dritën.

“ Jo! Madje tallet Drita, kunata ime, me mua sepse ajo më ka bërë tap për herë të parë. Tek ditelindja e Frenklit  unë isha komplet rehat se më një burrë qeflli, normalisht unë jam bërë njeri qeflli pije. Dhe tek njëra nga videot që më kishte bërë poshtë kishte shkruar: Lërini fëmijët të jetojnë. Lërini fëmijët të dalin”./abcnews.al