Mark Pritchard takime në Tiranë me mazhorancën dhe opozitën

schedule15:35 - 15 Gusht, 2018

schedule 15:35 - 15 Gusht, 2018

Përfaqesuesi i posaçëm i asamblesë parlamentare të OSBE për Europën Juglindore ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, gjatë të cilës është takuar me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, me të cilët ka diskutuar për situatën e reformave në vend.

Në një vizitë zyrtare në tiranë përfaqësuesi i Posaçëm i asamblesë parlamentare të OSBE për europën juglindore, Mark Pritchard, si dhe ai i asamblesë parlamentare të OSBE në Vjenë Andreas Nothelle, të shoqëruar nga ambasadori i prezencës së OSBE në Tiranë Robert Wilton u pritën nga zv.kryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi në ambjetet e kryesisë.

Gjatë takimit u bisedua për ecurinë e punës së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore, trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, reformën në drejtësi si edhe ecurine e procesit te Vettingut, duke nënvizuar këtu angazhimin e nevojshëm si nga mazhoranca edhe nga opozita. Sa i përket ksaj të fundit, Pitchard i cili ndodhet në vizitën e tij të parë pas zgjedhjes këtë vit si përfaqësuesi i posaçëm i asamblesë parlamentare të OSBE, u takua me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Gjatë takimit Mediu ngriti shqetesimin per situaten e krijuar ne sistemin gjyqesor, ku pa gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, e së shpejti ndoshta edhe pa Gjykata Apeli, situate shënon nivel të paprecedentë të kontrollit absolut të qeverisë ndaj jetës politike dhe ekonomike në vend. Sot mungesa e ketyre gjykatave i ka dhënë mundësinë qeverisë që të provojë ligje në shkelje të kushtetutes dhe njëkohësisht të pamundësojë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, ka theksuar Mediu.

Duke mbeshtetur nevojën për një reformë të drejtë dhe transparente në drejtësi, Mediu ka theksuar se pa një të tillë edhe reforma zgjedhore është e kotë, pasi çdo rezultat final do të vendosej nga gjykatat nën kontrollin e qeverisë. Gjithashtu, gjatë takimit u ra dakort se situata gjeopolitike në Ballkan është shumë shqetësuese se ka tentativa për rizgjimin e konflikteve te vjetra të kohës së shperberjes së ish-Jugosllavisë./abcnews.al