Marina Vjollca shfaqet joshëse, DJ me famë botërore e “ngacmon”

schedule15:51 - 24 Tetor, 2020

schedule 15:51 - 24 Tetor, 2020

Marina Vjollca mbetet një ndër vajzat më të bukura të ekranit shqiptar. Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpesh foto mjaft provokative. Një postim që ka bërë së fundmi Marina, ka tërhequr vëmendjen e Deejay-t me famë botërore, Dj Snake.

DJ është tunduar nga bukuria e moderatores, i cili i ka lënë një koment me emoji. Megjithatë, kjo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të Marinës, të cilët kanë vërshuar në komente duke i bërë me dije Dj-t se moderatorja bukuroshe është e martuar.

“Fshije komentin se të pa Getti”, “Ka një burrë, është nga Kosova”, “Mos e gjuj se ka burrë”, kanë qenë disa nga komentet që ndjekësit kanë bërë me shaka. Kujtojmë që Marina njoftoi pak ditë më parë se është bërë ambasadore e markës Elisabetta Franchi në Shqipëri dhe Kosovë. /abcnews.al