Marc Crawford: Pronat mbeten pengesa kryesore për investitorët e huaj në Shqipëri

17:43 | 27/01/202017:430

Problemet me pronësinë mbeten një barrier për “thithjen” e investimeve në Shqipëri. Ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford deklaron se është e domosdoshme që të krijohet një regjistër online i pronave pa probleme.

Rajoni mbetet më konkurrent ndaj Shqipërisë në thithjen e investimeve. Ndërsa projektin e fiskalizimit Crawford  e sheh të vështirë për tu zbatuar sidomos në zonat rurale.

Pronat vijojnë të mbeten një ndër problemet kryesore me të cilin përballen investitorët e huaj në Shqipëri.

Bizneset e huaja bëjnë apel për një regjistër online të pronave ku  mund të investojnë.

Marc Crawford  ish -president i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë deklaron se shpesh janë përballur me problemet e pronësisë ç’ka ka detyruar shumë kompani të largohen ose të mos vijnë në Shqipëri.

“Kur vjen një investitor i huaj, pyet ku do të bëhet zyra. Nëse nuk dihet kush është pronari atëherë kufizohet mundësia. Investitorët shikojnë shifrat, si janë taksat nëse ka apo jo kontrolle”, u shpreh ai.

Rajoni vijon të jetë më tërheqës për investitorët e huaj  kjo sidomos për shkak të taksave më të ulta .

Projektin e qeverisë për fiskalizim e sheh të vështirë  për tu zbatuar .Ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë shprehet se është e rëndësishme që ky process të ketë më shumë konsultim para se të nisë të zbatohet.

“Duhet të japin më shumë mundësi edhe për ata që janë në fshat, të punojnë përmes internetit, është më e lehtë në afatgjatë”, tha ai.

Crawford shprehet optimist përsa i përket pritshmërive ekonomike  për vitin 2020  pavarësisht problemeve. Shqipëria po përballet me sfidën e i thithjes së investimeve në një kohë që janë duke përfunduar dy prej projekteve madhore siç janë TAP  apo HECET në Devoll./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono