Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maran: Duhet të gjejmë ekuilibrin/ Trajneri i kombëtares nuk e bën “dramë” humbjen në debutim

schedule12:39 - 4 Qershor, 2026

schedule 12:39 - 4 Qershor, 2026

Nuk ishte rezultati që kishte ëndërruar për debutimin e tij me Shqipërinë, si kombëtarja e parë në karrierë. Por, Rolando Maran nuk e bën dramë humbjen 1-0 kundër Izraelit.

Tekniku kuqezi u shpreh pas ndeshjes se pa gjëra të mira, por edhe shumë të tjera që duhen rregulluar.

“Një mëkat. Shpresoja të merrja një fitore për tifozët, për ne, sepse kur e nis një punë është mirë ta nisësh mirë. Pjesërisht loja ishte mirë, më pak një pjesë tjetër. Ajo që më pëlqeu ishte ku u munduam të bënim ndeshjen, në nivel situatash që kishim shumë, jo gjuajtje. Pastaj humbëm pak ekuilibrin dhe ky është aspekti ku duhet të punojmë që të mos kemi humbje ekuilibri”, tha Rolando Maran.



Koha e paktë në dispozicion për të injektuar idetë e tij mund të jetë një alibi për trajnerin. Gjithsesi, ai nuk preferon ta përdorë atë si një justifikim.

“Koha ishte e paktë, por edhe sot më shërbeu shumë të shihja disa situata në fushë, që do jenë mësim për ne. Se unë po mundohem të bëj diçka më shumë, të luaj më shumë në gjysmëfushën kundërshtare, kjo ka sjellë më pak në disa pjesë të tjera dhe duhet të gjejmë ekuilibrin”, shtoi ai.

Pas ndeshjes me Izraelin, Maran ka krijuar ide më të qarta për kombëtaren kuqezi dhe te lojtarët ku do të mbështesë lojën e tij.

“Ai duhej të ishte më shumë pikë referimi qendrore, por karakteristikat e bëjnë të lëvizë. Sipas meje ai duhet të jetë më shumë pikë referimi, për të ishte hera e parë, ka punuar tre ditë me mua, ka gjëra që duhet përmirësuar. Por ai u mundua të bënte gjëra që i kërkova, por edhe shkoi të gjente hapësira në krah, se sulmuesi ka nevojë të gjejë kontaktin me topin në momentin kur nuk e dërgonim tek ai”, u shpreh më tej trajneri i Kombëtares.

Ndeshja e dytë e Maran në pankinën e kombëtares së Shqipërisë do të jetë më 6 qershor, sërish në “Air Albania” kundër Luksemburgut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!