Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, u shpreh i qartë, kur tha se skuadra duhet të shkojë më shpejt drejt portës. Ai theksoi se skema që ai do aplikojë do t’u japë mundësi sulmuesve që të shënojmë më shumë gola.
Ai u ndal dhe te Armando Broja, ndërsa shtoi se qasja e tij mund t’i japë një shtysë pozitive drejt rrugës së golit.
“ Gjatë punës sime ka rastisur që lojtarët kanë shënuar rekord golash gjatë sezonit. Kur skuadra ndërton shumë, do të thotë që ndihmon sulmin të shënojë. Nëse shënon, dhe rezultatet janë të favorshme.
Kjo gjë mund të ndihmojë Armando Brojën, por edhe lojtarët e tjerë, sulmuesit e tjerë.
Në një kombëtare sa më shumë të punohet në grup dhe të merren rezultate nëpërmjet golave. Jam i bindur që me punën në fushë do ndihmojmë skuadrën që të arrijë te goli. Pas golit vijnë edhe rezultatet”.”, u shpreh Maran.


