Maqedonia e Veriut regjistron ulje të numrit të të infektuarve me COVID-19

schedule08:07 - 17 Gusht, 2020

schedule 08:07 - 17 Gusht, 2020

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të dielën 87 raste me koronavirus dhe pesë viktima.

Në katër ditët e fundit janë regjistruar gjithsej 529 persona të infektuar nga 7,182 teste të kryera, që gjithashtu shënon numrin rekord të testeve brenda një dite.

Të shtunën dhe të premten janë testuar nga mbi 2 mijë persona. Sipas raportit të publikuar rënie ka pësuar edhe numri i rasteve aktive, që aktualisht është në 3,021 ndërsa në dy ditët e kaluar ishte ulur edhe nën shifrën e tre mijë rasteve, për herë të parë në dy muajt e fundit.

Nga 12,739 persona të diagnostikuar me koronavirus, 9,174 janë shëruar ndërsa 544 kanë humbur jetën. Numri më i madh i viktimave mbetet në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thotë se institucionet shëndetësore me sukses po përballen me pandeminë

“Mendoj se kriza është menaxhuar mirë dhe tregues për këtë është se kemi një përqindje konstante të rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i testeve, numri i pacientëve në spitale po zvogëlohet gradualisht.

Nuk duhet të lejohet që të kemi rritje të rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i testeve, sepse kjo do të thotë që ne nuk dimë se çfarë po ndodh dhe nuk kemi një pasqyrë të plotë të epidemisë”, ka deklaruar Filipçe./abcnews.al