Maqedonia e Veriut nuk e mbyll kufirin, vazhdon të jetë e hapur me vendet e rajonit

schedule16:43 - 3 Korrik, 2020

schedule 16:43 - 3 Korrik, 2020

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e kësaj të premteje ka vendosur që të mos e mbyllë kufirin me Kosovën dhe Serbinë c

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski bëri të ditur se mbetet në fuqi vendimi i fundit i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje.

Ai po ashtu tha se Qeveria nuk do të sjellë vendim politik për mbylljen e kufijve.

Kjo nuk është çështje politike. Për këtë Qeveria nuk mund të sjell vendim politik. Duam të sjellim vendime që i sollëm deri tani, bazuar në vlerësime shkencore, në vlerësime të epidemiologëve. Nëse ata vlerësojnë se duhet të ketë ndonjë masë të veçantë, atëherë do të diskutojmë në Qeveri”, u shpreh Spasovski./abcnews.al