Maqedoni, Kuvendi miraton draft-amendamentin për emrin

schedule15:10 - 2 Dhjetor, 2018

schedule 15:10 - 2 Dhjetor, 2018

Kuvendi i Maqedonisë aporvoi me 67 vota pro, 23 kundër dhe 4 absentim, draft-amendamentin për ndryshimin e emrit në Kushtetutë. Në këtë amendamet parashikohet që në Kushtetutë fjalët Republika e Maqedonisë të zëvendësohen me fjalët Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zoran Zaev tha më herët se qëndron akoma oferta për përfshirje në fazat e tjera të sjelljes së ndryshimeve kushtetuese. Por nënvizoi se këto propozime duhe të jenë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Ndërsa deputetë të VMRO-DPMNE-së theksuan se Kushtetuta nuk duhet të hapet dhe ndryshohet.

Ndërkohë, seanca plenare mund të zgjasë disa ditë, pasi për çdo amendament është parashikuar debat prej tre ditësh. Në këtë fazë të dytë për miratimin e amendamenteve nevojiten 61 vota. Faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë deri më 18 Dhjetor, ndërsa e gjithë procedura deri nga mesi i Janarit./abcnews.al