Alex Dawson luajti katër sezone me Manchester United, në vitet 1957-1961, periudhë gjatë së cilës shënoi 45 gola në 80 ndeshje të zhvilluara.
Ish-sulmuesi skocez është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçari, lajm që u dha nga “Djajtë e Kuq” me anë të një postimi në faqen zyrtare.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të ish-sulmuesit tonë Alex Dawson, i cili ndërroi jetë për fat të keq në moshën 80-vjeçare.
Ai do të mbahet mend me dashuri nga të gjithë ne, shpirti iu prehtë në paqe“, shkruan klubi i Premier League në “Twitter”.
Our deepest sympathies are with the loved ones of former United forward and Busby Babe, Alex Dawson, who has sadly passed away at the age of 80.
He will be fondly remembered by all of us at the club. May he rest in peace. pic.twitter.com/dLzYN9H3wH
— Manchester United (@ManUtd) July 17, 2020


