Manastirliu: Qeverinë e mandaton dhe e rrëzon populli e jo Petrit Vasili

schedule00:35 - 15 Janar, 2020

schedule 00:35 - 15 Janar, 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, ka folur në lidhje me rikthimin e opozitës jashtëparlamentare në bisedimet për reformën zgjedhore.

Ajo është shprehur se vendimi i opozitës për pjesëmarrje, edhe pse i vonuar, është i mirëpritur duke thënë se opozita këtë ftesë e ka pas mbi tavoline edhe më parë.

“Eshtë një hap pozitiv krijimi i Këshillit politik me prezencën e opozitës jashtëparlamentare që vendosi të behet pjesë, edhe pse kushtet ishin edhe më parë. Në prill ka patur një vendim të Kuvendit për përfshirjen ne dialog të opozitës dhe ne si PS kemi shtrirë dorën për dialog sa i përket reformës zgjedhore. Ishte një vendim i vonuar por i mirëpritur për t’u bërë pjesë në reformën zgjedhore”, është shprehur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

E pyetur për deklaratën e Petrit Vasilit, i cili deklaroi në studion e Abc News se opozita nuk heq dorë nga kërkesa për rrëzimin e kryeministrit dhe të qeverisë, ministrja Manastriliu ishte prerë teksa tha se “qeverinë nuk e rrëzon dot z. Vasili, por qeveria mandatohet me votë”, duke hedhur poshtë kërkesën e opozitës. /abcnews.al/