Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manaj para sfidës me San Marinon: Objektivi është fitorja dhe golat

schedule17:19 - 5 Tetor, 2026

schedule 17:19 - 5 Tetor, 2026

Shqipëria do të përballet me San Marinon në Nations League, ndërsa në prag të kësaj sfide ka folur sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj.

Manaj e cilësoi San Marinon një kundërshtar që duhet respektuar, por theksoi se gjithçka do të varet nga mënyra se si Shqipëria do ta nisë ndeshjen.

“Ndaj San Marinos varet si e marrim ndeshjen. Është një kundërshtar i lehtë, por varet si do futemi në fushë. Pas ndeshjes në Finlandë, është një ndeshje e lehtë. Ne do të futemi që në fillim për ta mbyllur ndeshjen dhe për të marrë fitoren”, u shpreh Manaj.



Sulmuesi kuqezi theksoi se objektivi kryesor është shënimi i golave dhe marrja e tre pikëve, pavarësisht mënyrës se si vijnë golat.

“Për ne kryesorja është të shënojmë. Nuk ka rëndësi nëse vjen nga goditjet standarde apo me aksion. Rëndësi ka të shënojmë dhe të fitojmë. Të gjithë lojtarët e ndjekin trajnerin. Tani, çdo kohë që kalon është më mirë për ne. Shpresoj të jemi në maksimum për ndeshjet kualifikuese të Europianit”, deklaroi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!