Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Makthi në Mariupol, ultimatum rus “dorëzohu ose do të vdesësh” ka mbaruar, dhjetëra civilë largohen

schedule18:32 - 20 Prill, 2022

schedule 18:32 - 20 Prill, 2022

Ultimatumi rus drejtuar trupave ukrainase në Mariupol që t’i dorëzohen ushtrisë së Kremlinit përfundoi pasditen e sotme pa rënë në dakordësi midis dy palëve, shkruan Reuters.

Megjithatë komandanti i një njësie që besohet se po qëndronte në qytetin e rrethuar të Mariupolit, tha se forcat e tij mund të mbijetojnë vetëm disa ditë apo orë.

Ndërkohë, dhjetëra civilë hipën në një autobus të vogël në Mariupolin e rrethuar dhe më pas lanë një pikë evakuimi të caktuar për territoret e kontrolluara nga ukrainas, thanë dy dëshmitarë okularë për Reuters.



Autoritetet e Mariupolit thanë më herët se shpresonin të evakuonin rreth 6,000 njerëz sipas një marrëveshjeje paraprake me Rusinë, për të hapur një korridor të sigurt për civilët.

Kombet e Bashkuara njoftuan më herët se më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia nisi sulmet në Ukrainë, më 24 shkurt .

Më shumë se gjysma e refugjatëve janë fëmijë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!