Makthi i United, Zaha: Dështimi im i sigurt, Van Gaal më vuri me shpatulla pas muri

schedule13:55 - 11 Shkurt, 2021

schedule 13:55 - 11 Shkurt, 2021

Sulmuesi i Crystal Palace, Wilfred Zaha, është rikthyer të flasë për aventurën e tij te Manchester United. Anglezi firmosi për pesë vite e gjysmë në vitin 2013 me “Djajtë e Kuq”, por fillimisht Moyes e huazoi te Cardiff City për të fituar më shumë eksperiencë.

Mirëpo, kur ai u rikthye në stolin e United gjeti holandezi Louis Van Gaal. Sipas lojtarit ia vështirësoi shumë qëndrimin e tij në “Old Trafford”. “Unë u ktheva tek United në kohën kur sapo ishte emëruar Louis Van Gaal në krye të ekipit.

Ai vinte nga Kupa e Botës dhe kishte luajtur me Van Persie dhe Robben në sulm. Holandezi më dha mua dy mundësi: ose do të luaja si mbrojtës krahu ose si sulmues qendre. Në ato pozicione nuk kisha luajtur kurrë më parë dhe isha i destinuar që të dështoja”, deklaron lojtari nga Bregu i Fildishtë për “On The Judy”.

 

Zaha me David Moyes

“Gjithçka kishte ndryshuar sapo David Moyes u shkarkua. Nuk mund të ndryshoja lojën time, pasi në rolin tim kam fituar eksperiencë me kalimin e viteve. Në atë kohë nuk isha i mirë të luaja me shpinë ndaj portës,  nuk kisha shumë kontroll të mirë të topit.

Mbaj mend, kur po luaja si sulmues para fillimit të sezonit, qw ne po luanim me ekipe si Interi e Real Madrid dhe unë isha kundër lojtarëve si Vidic, Pepe apo Sergio Ramos. Thjesht nuk isha i mirë në atë rol”, përfundon Zaha. /abcnews.al