Makinat e historisë zbresin në Durrës, 40 mjete pjesë e koleksionit historik shqiptar xhiro në rrugët e qytetit

schedule23:28 - 15 Gusht, 2020

schedule 23:28 - 15 Gusht, 2020

I përkasin një tjetër kohë, por ja kanë dalë t’i rezistojnë kohës,  falë pasionit pronarëve. Qyteti i Durrësit ka qenë ndalesa e radhës për makinat “RETRO”.

Mbi 40 makina të llojeve të ndryshme u ekspozuan në sheshin “Liria”.

Altin Sukaj ka sjellë në këtë ekspozitë një ekzemplar sportiv. Për të vështirësia e vetme në ruajtjen e autoveturave qëndron në faktin se nuk gjenden më pjesë këmbimi.

Të ekspozuara në Sheshin “liria” të Durrësit, këto automjete kanë mbledhur kureshtarë e të pasionuar pas tyre.

Kjo paradë për organizatorët  është edhe një  surprizë për të gjithë dashamirësit e nostalgjisë, banorët dhe turistët në qytetin bregdetar në këtë sezon turistik të pazakontë, për shkak të pandemisë Covid-19.

Eventi u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Bashkia Durrës.

/abcnews.al/