Makina përplaset me një kolonë betoni/Humb jetën 20 vjeçari

schedule11:03 - 16 Shkurt, 2018

schedule 11:03 - 16 Shkurt, 2018

Drejtuesi i një mjeti humbi jetën në rrugën Cërrik-Mollas. Ngjarja ndodhi mbrëmë kur Aurel Xhika 20 vjeç ishte duke lëvizur me automjetin dhe pasi humbi kontrollin doli nga rruga dhe u përplas me një kolonë betoni të murit rrethues.  Xhika vdiq menjëherë pa pasur asnje shans shpëtimi.

Policia njofton se është duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./abcnews.al