Makina përplaset me motoçikletën në Lezhë-Shkodër, një i plagosur

schedule18:08 - 18 Janar, 2022

schedule 18:08 - 18 Janar, 2022

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në superstradën Lezhë -Shkodër pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj, pasditen e sotme.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e drejtuesit të autoveturës që shkaktoi aksidentin. /abcnews.al