Makina përplas vajzën 21-vjeçe në Tiranë

schedule19:28 - 29 Nëntor, 2021

schedule 19:28 - 29 Nëntor, 2021

Një vajzë është plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti. E. K., 21 vjeçe ishte duke kaluar rrugën në vendin e quajtur “Ura e Beshirit” në momentin kur një makinë me drejtues D. K., e përplasi.

Vajza është transportuar në spital dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia deklaron se është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Abcnews.al