Makina përplas pastruesen e rrugës në Fushë-Krujë, niset me urgjencë te Trauma

schedule09:18 - 22 Nëntor, 2019

schedule 09:18 - 22 Nëntor, 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Mësohet se një automjet ka përplasur pastruesen e rrugës teksa ishte duke punuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen S.M.T, ndërsa pastruesja 45-vjeçare është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës.

Sakaq, polica ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al