Makina përplas këmbësorin në Tiranë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

schedule21:09 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 21:09 - 6 Dhjetor, 2021

Tiranë -Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia njofton se  rreth orës 20:00, në rrugën “Siri Kodra”, një makinë me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/