Makina përplas këmbësorin në Fier, ndërron jetë 70-vjeçari

schedule19:22 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 19:22 - 4 Dhjetor, 2022

Një aksident me vdekje është shënuar pasditen e sotme në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

/Abcnews.al/