Makina me shpejtësi përplas policin në Korçë

schedule18:35 - 4 Janar, 2022

schedule 18:35 - 4 Janar, 2022

Një punonjës policie është aksidentuar në Korçë. Gazetarja Ledjona Xheladinaj bën më dije se aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Lumalas.

Burime për abcnews.la bëjnë me dije se drejtuesi i makinës ishte shtetasi Xhelal Ahmetaj.

Sipas të dhënave mësohet se polici është përplasur nga një automjet, i cili po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. I plagosuri është transportuar me urgjence drejt  spitalit të Korçës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, është arrestuar drejtuesi i mjetit. g.v/abcnews.al