VIDEO/ Makina del nga rruga në autostradën Vlorë-Fier, katër të lënduar

schedule09:54 - 23 Janar, 2025

schedule 09:54 - 23 Janar, 2025

VLORË– Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Vlorë-Fier.

Një automjet, në të cilin ndodheshin gjashtë persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë katër prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!