Madridi mban frymën/ Champions League, luhet derbi i dytë Atletico-Real

schedule12:43 - 12 Mars, 2025

schedule 12:43 - 12 Mars, 2025

Do të jetë e ashpër. Tifozët e Atletikos e bënë të qartë se çfarë pritet në derbin e sotëm në Champions ndaj Realit, me një banderolë kundër tifozëve kundërshtarë.

Do të luhet përballja e dytë e të tetave të finales, dhe kampionët e Europës e kanë një avantazh të vogël, fitoren 2-1 në sfidën e parë në “Santiago Bernabeu”.

Traditën e kanë me vete, por gjithsesi në “Uanda Metropolitano” I pret një betejë e fortë që mund të zgjasë edhe 120 minuta, e mund të ketë edhe penallti.

“Është më shumë se një finale, – shkruan e përditshmja “Marka”, – “Metropolitano” pret një ndeshje që mund të jetë historike! Mbape në dyshim!”

“Euroemocion”, – titullon edhe “AS”, – derbi dramatik për të hyrë në çerekfinale të Championsit! Madrid mbrohet me fitoren e parë 2-1!”

Trajneri I bardhekuqve, Diego Pablo Simeone, deklaroi se ka arsye për të besuar në përmbysjen.

Tekniku argjentinas theksoi se ka besim tek lojtarët, tek ekipi që ka, dhe se objektivi është kualifikimi.

Atletiko mund të mos ketë shqetësime për mungesat, sepse De Pol duket se është mirë pasi u dëmtua në fundjavë, e po ashtu Lengle, që është përfshirë në ekip.

Po Reali, si e pret derbin?

Goli i Brahim Diazit i jep shpresë të madhe, aq më tepër që Atletiko gjithmonë pëson në fushën e vet.

Xhud Belingham kthehet nga pezullimi, një lajm I madh ky, edhe pse Sebajos, Karvahal dhe Militao vazhdojnë të mungojnë.

Sidoqoftë, kampionët e Spanjës dhe të Europës kanë më pak të dëmtuar.

Trajneri Karlo Ançeloti hodhi poshtë dyshimet se nuk ka harmoni mes Vinisiusit dhe Mbapesë, theksoi se synimi mbetet çerekfinalja.

Italiani shtoi se nuk po mendon për penalltitë, ndonëse e ka të qartë se cilët lojtarë janë më të mirë për 11-metërshat.

Reali mbetet favorit për kualifikimin, ndonëse parashikimet janë nga më të ndryshmet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!