Macja mbyll pronaren në ballkon: Shpëtohet nga zjarrfikësit

schedule11:55 - 30 Maj, 2020

schedule 11:55 - 30 Maj, 2020

Në Bjellorusi një mace ka arritur të mbyllë derën, duke lënë jashtë në ballkon pronaren e saj në katin e gjashtë të një pallati.

 

Gruaja nisi të jepte sinjale me një çarçaf të bardhë për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, një prej të cilëve lajmëroi mbrojtjen civile. Në zonë erdhën zjarrfikësit me shkallën lëvizëse, të cilët pasi hipën në ballkon, hapën derën duke i lejuar zonjës të futej sërish në banesën e saj./abcnews.al