Lyon arrin marrëveshje me mbrojtësin e Feyenoord, United mendon t’i prishë punë

schedule22:00 - 28 Qershor, 2022

schedule 22:00 - 28 Qershor, 2022

Lyon ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e Feyenoord, Tyrell Malacias, për një transferim të mundhsëm në Ligue 1.

Por ditën e sotme në skenë ka dalë edhe një tjetër skuadër që është e interesuar për shërbimet e lojtarit të skuadrës holandeze.

Bëhet fjalë për Manchester United që ka menduar t’i prishë punë Lyon për 22-vjecarin dhe sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, është bërë e ditur se djajtë tashmë po përpiqet që nënshkruajë me futbollistin e Feyenoordit.

Klubi anglez thuhet se është në bisedime me klubin nga Holanda për mbrojtësin e krahut të majtë.

Malacias ka agjentin e njëjtë si Frenke de Jong, me të cilin Man United është gjithashtu afër për të arritur marrëveshje.

Mbrojtësi holandez ka kontratë të vlefshme me Feyenoordin deri më 30 qershor 2024, ndërsa në tregun e transferimeve vlerësohet me 17 milionë euro. /f.a/abcnews.al