Lumë golash, Tirana dhe Laçi ndajnë pikët

schedule18:08 - 7 Tetor, 2022

schedule 18:08 - 7 Tetor, 2022

Tirana nuk arrin të fluturojë, ndryshe nga Redon Xhixha që nuk di të ndalet duke regjistruar një tjetër ndeshje për t’u vendosur në kornizë. Skuadra bardheblu regjistroi vetëm një barazim kundër Laçit duke mos arritur t’i japë vazhdimësi sezonit.

Tre gola nga lideri i kampionëve, kurbinasi 27-vjeçar që nuk di të ndalet pas tre realizimeve ndaj Teutës dhe 2 të tjerëve të realizuar në derbi.

Skuadra e Shehit dominoi por nuk arriti të fitojë ndaj ekipit të fundit në klasifikim. Një barazim 3-3 Laçin në “Selman Stermasi”. Ndeshje rokamboleske në kryeqytet ku skuadra e Orges Shehit e nisi mjaft mire me dy realizimet e ish-it Xhixha por ekipi kubinas arriti të barazonte dy herë me Mazrekaj dhe Borisiuk.

Sulmuesi kosovar arriti të vendoste barazpeshën vetëm dy minuta nga fundi ndërsa Tirana shpërdoron një mundësi të mirë për të shkuar në në kuotën 14. Xhixha prek kufirin me dy shifra në kuotën 10 duke e “vrarë” që në javën e shtatë garën e golashënuesit më të mirë të sezonit.

Barazim i hidhur për kampionët, ndërsa në krahun tjetër, Laçi mbetet në fundin e klasifikimit me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 7 javë ku numëron 5 humbje dhe vetëm një fitore në javën e parë kundër Teutës.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Erzeni Barazoi pa gola ndaj Egnatias.