Opozita konfirmon aksionin e protestave deri në largimin e kryeministrit Rama. Lulzim Basha mblodhi aleatët në selinë blu, për të koodinuar protestën e parë, këtë të enjte para godinës së seancave plenare.
Mbledhjet e strukturave të Partisë Demokratike, pas vendimit politik të opozitës për heqjen dorë nga mandatet e deputetit, Lulzim Basha i vijoi të hënën me një takim me aleatët parlamentarë. Në përfundim të takimit, kreu i Partisë Republikane zbardhi temën e diskutimit.
Mediu: Patëm një takim të partive të koalicionit opozitar. Ajo që është e rëndësishme është të kordinojmë veprimin në bashkëpunim me qytetarët për protestat që do organizojmë çdo të entje para Parlamentit.
Shehi: Kërkesat mbeten po ato; largimi i Zotit Rama, një qeveri tranzitore që tq marrë përsipër dy tre punë të rëndësishme dhe punë të rëndësishme qujatmë këtë ne që të pastrojë ambinetin politik nga krimi, zgjedhje të reja dhe të lira, pastaj po qenë të zotët le të fitojnë prap.
Një konsideratë edhe për deklaratat e ndërkombëtarëve.
Shehi: Ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet, tradicional, klasik ku vlerësojnë stabilitetin përpara demokracisë por do binden edhe ata se me Ramën nuk ka stabilitet.
Opozita ka njoftuar mbajtjen e protestave çdo të enjte deri në datën 16 mars kur kto protesta pritet të kulmojnë me një tubim kombëtar. Njëkohësisht Basha njoftoi edhe ngritjen e shtabeve të përbashkëta politike dhe organizative në nivel qëndror dhe lokal, përmes të cilave PD dhe aleatët do të mundësojnë zbatimin e kalendarit të këtij sezoni protestash opozitare./abcnews.al