Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA, “shuplakë” Berishës/ Ambasada: Jo dhunë e molotovë, protesta paqësore

schedule13:25 - 4 Mars, 2026

schedule 13:25 - 4 Mars, 2026

Dhuna e paprecedentë e protestave të Sali Berishës është dënuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Selia diplomatike bën thirrje për refuzimin e dhunës dhe molotovëve në drejtim të institucioneve apo së fundmi ndaj vilës së ish diktatorit ku u rrezikuan jetët e artistëve të huaj.

Në përgjigje të ABC News, një zyrtar i ambasadës amerikane, nënvizon rëndësinë e dialogut politik dhe zgjidhjen e mosmarrëveshje me debat dhe jo dhunë.

“Ne nxisim të gjithë aktorët politikë të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore, të ligjshme,” –thuhet në reagim.



Aktet e dhunshme të partisë demokratike në protesën e 28 shkurtit u pasuan me një sërë reagimesh nga selitë diplomatike në Tiranë.

Ambasada francezë e cilësoi të pajustifikueshme hedhjen e molotovëve dhe fishekzjarreve në vilën e ish diktatorit Enver Hoxha, një rezidencë për artistë ndërkombëtare, e menaxhuar nga një fondacion francez, duke ja lënë direkt përgjegjësinë organizatorëve të selisë blu,

Ambasada e gjermanisë në kryeqytet tha se protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Ndërsa Delegacioni I Bashkimit Europian në Tiranë I bëri thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!