Dy drone me telekomandë u rrëzuan në orët e para të ditës së sotme në rajonin Kaluga të Rusisë, njoftoi kreu i pushtetit vendor, Vladislav Sapsa, përmes platformës Telegram.
E para ra pranë fshatit Strelkovka, e dyta në një zonë pyjore në rrethin Medinsky. Sipas informacioneve të para, nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme të lehta materiale.
Ndërkohë, një tren bosh mallrash doli nga shinat në rajonin jugor të Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën, tha shefi i qeverisë lokale Vyachelav Gladkov, duke shtuar se shkaku nuk dihet ende.
Shpërthimet dhe sulmet në këtë rajon të Rusisë kanë qenë një dukuri e përditshme kohët e fundit, me autoritetet që fajësojnë ose ushtrinë ukrainase ose diversantë afër Kievit.
Autoritetet ukrainase kanë mohuar akuzat për sulmet në Rusi.
/abcnews.al


