Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Lindjen e Mesme/ Tafani: Të dyja palët nuk kërkojnë rifillimin e konfliktit!

schedule21:36 - 28 Maj, 2026

schedule 21:36 - 28 Maj, 2026

Eksperti Endri Tafani tha se deklaratat e zyrtarëve, përfshirë ministrin e mbrojtjes pakistanez, shpesh shërbejnë si PR politik, çka sipas tij nuk i ka pëlqyer SHBA duke përdorur Katarin si ndërmjetës. Ai u shpreh se aktualisht palët po tregohen të kujdesshme dhe nuk po kërkojnë rifillim të konfliktit, pasi kanë kuptuar rolin vendimtar të këmbësorisë në terren.

Rtafani theksoi se të dyja palët kanë vështirësi për të nisur operacione të reja ushtarake për shkak të konsumit të madh të pajisjeve dhe raketave, përfshirë sistemet “Patriot” dhe të tjera.

“Ministri i Mbrojtjes pakistanez, apo çdo lloj personi që merret me këto deklarata, bën PR dhe kjo gjë nuk i pëlqeu SHBA-së dhe tanimë Katarin si ndërmjetës. Më parë dilnin pikat e sakta, ndërkohë që tani nuk dalin më.



Të dyja palët nuk duan rifillim konflikti, sepse kanë kuptuar që këmbësoria vendos. Për më tepër, e kanë të vështirë të nisin fushatën, sepse kanë harxhuar shumë pajisje dhe raketa, por edhe raketa Patriot apo SM.

Është e vështirë për SHBA-në të nisë sërish një fushatë me një rezultat të dyshimtë, pasi ka edhe kriza të tjera. Një raketë Patriot nuk prodhohet brenda ditës.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!