Koloneli Sami Neziri ka deklaruar se situata mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran mbetet e ndërlikuar dhe e varur nga negociatat mes palëve, të cilat sipas tij kanë kërkesa të kundërta.
Ai theksoi se SHBA kërkon kufizimin e programit bërthamor iranian, ndërsa Irani kërkon heqjen e sanksioneve, njohjen e sovranitetit dhe kushte të tjera politike e ekonomike.
Sipas Nezirit, në afat mesëm pritet të kemi një konflikt të pazgjidhur, i cili mund të riaktivizohet herë pas here, duke mos prodhuar një zgjidhje të qëndrueshme.
“Duhet të presim negociatat, kemi qëndrimin e dy palëve. SHBA që kërkon programin bërthamor dhe Irani që kërkon kushte të tjera, sanksione, njohjen e sovranitetit etj. Në terma afatmesëm do kemi një konflikt të pazgjidhur, do jetë një konflikt që herë pas here mund të ringjallet.
Nuk besoj se do ketë një zgjidhje të përhershme duke qenë se Irani ka edhe grupet proxy; bëhet fjalë për Houthi dhe Hezbollah që janë riaktivizuar dhe kanë kërcënuar se mund të bllokojnë Detin e Kuq.
Negociatorët nuk kanë autoritetin e duhur.”


