Lufta në Kaukaz, Greqia radhitet krah Armenisë dhe kërkon ndëshkimin e Azerbajxhanit

schedule12:15 - 28 Shtator, 2020

schedule 12:15 - 28 Shtator, 2020

Deputetët grekë po mendojnë për idenë e shtyrjes së ratifikimit të planifikuar të një Projektligji në Parlament që forcon lidhjet dypalëshe midis Greqisë dhe Azerbajxhanit. Ky vendim vjen pas përplasjes ushtarake të Azerbajxhanit me Armeninë.

Në këtë kontekst, ka të ngjarë që bisedimet e zgjatura për Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e Sporteve të planifikuar për nesër midis Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Greqisë dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit do të vihet në pritje, shkruan abcnews.al.

Siç raportojnë mediat greke, kryesia e Parlamentit tashmë ka informuar Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Sporteve në lidhje me ndjenjën negative në parlament për veprimet e Azerbajxhanit, shkruan abcnews.al.

Ndërkaq, nga ana tjetër Turqia, shprehu dje mbështetjen për Azerbajxhanin. Dy vendet u përplasën ditën e djeshme ushtrakisht, ndërsa luftimet vijojnë edhe sot, ku deri më tani janë raportuar të paktën 40 viktima. Mes të vrarëve ka edhe civilë. g.v/abcnews.al